Menu

Puthja 2800 vjeçare, historia e dashurisë që sfidoi vdekjen (Foto)

Bëhet fjalë për dy skelete të zbuluar gjatë gërmimeve në Hasanlu (Iran) nga arkeologu Robert Dyson.

arkeologji

Bëhet fjalë për dy skelete të zbuluar gjatë gërmimeve në Hasanlu (Iran) nga arkeologu Robert Dyson.

Hasanlu është një zonë e banuar nga njeriu që në antikitet.

Fillimisht arkeologët menduan se skeletet datonin 6 mijë vjet më parë por analiza e eshtrave nxorri se vdekja e të dyve ka ndodhur rreth 800 vjet përpara Krishtit.

Skeletet i përkasin dy njerëzve që në momentin e vdekjes kanë qenë nga 20 deri 30 ose 35 vjeç me një diferencë deri në 10 vite njëri nga tjetri.

Arkeologët kanë hipotetizuar se rrethanat e vdekjes kanë të bëjnë me një zjarr të madh që ka përfshirë Hasanlu pikërisht në vitet kur mendohet se datojnë skeletet.

Sipas këtij version dy të dashuruarit kanë tentuar ti fshihen zjarrit dhe kanë vdekur të asfiksuar.

Në momentin e fundit mashkulli ka hedhur një dorë rreth trupit të femrës, kurse kjo e fundit është zgjatur për ti kërkuar buzët.

Pamja do ngelet e pavdekshme. b.m. / dita

Artikuj Te Ndryshem

Fjala Jote

Dergo Pergjigjen

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*