Menu

‘Puthësi i Paligjshëm’

Shtëpia botuese e preferuar e shkrimtarit Ismail Kadare, edhe këtë panair vjen me një sërë titujsh të rinj dhe autorë të mirënjohur.

AZEM_DELIU_2017

Onufri është një prej shtëpive botuese më të rëndësishme në vend. E njohur për botimet e shumta të autorëve shqiptar, Onufri këtë vit mbush 25 vjet që nga krijimi.

Shtëpia botuese e preferuar e shkrimtarit Ismail Kadare, edhe këtë panair vjen me një sërë titujsh të rinj dhe autorë të mirënjohur.

Onufri ofron për lexuesit romanin e ri të së afirmuarës Mira Meksi dhe romanin e parë të Sindi Dobit, “Nën lëkurë”, “Puthësi i Paligjshëm” nga Azem Deliu, “Dashnorët e kohëve moderne” të autorit Bledar Kurti.

Nën logon Minerva sjellin një varg librash bestseller, që tërheqin me stilin e tyre të freskët dhe rolin si udhërrëfyes, si “Jeto për ta treguar”, “Dashuria në kohërat e kolerës”nga Gabriel Garcia Marquez. Pa harruar kolanën e librave të Kadaresë dhe Shakespear-it.

Bujar Hudhri, thotë për Dritare.net se lexuesit janë më tepër të drejtuar në librat historikë, duke e lënë pak në hije trillimin. Si edhe bën thirrje, për më shumë vëmendje nga botuesit shqiptarë, për të botuar autorët vendas.

“Së fundmi njerëzit po tërhiqen nga komentet, historitë dhe letërsia nuk zë vendin e parë, si dikur. Kjo lidhet me dëshirën e sotme të njerëzve për të lexuar të vërteta dhe më pak nga trillimi.

Lexuesi shqiptar ka njëfarë ngujimi ose tërheqje ndaj autorëve shqiptarë, preferohen më tepër shkrimtarët e huaj. Është e dhimbshme që autori shqiptar të ndjehet i diskriminuar. Botimet Onufri gjithmonë i kanë mbështetur shkrimtarët vendas. Pasi kjo është një detyrë që çdo botues duhet ta bëjë, por nuk realizohet masivisht.”

Në stendën e Onufrit radha është e gjatë, disa për të blerë libra, e të tjerë me kërshëri presin të takojnë autorët e ftuar. Një prej tyre është edhe deputeti Fate Velaj. I rrethuar nga miq, të afërm, por edhe dashamirës të librit, ai promovoi dy librat e vetë,  “100 hapa brenda Evropës”, një retrospektivë analitike e punës së tij nga viti 2000-2017. Si edhe pjesa e dytë e trilogjisë Kreuztanne, “NILKON”.

Hudhri rrëfen për Dritare.net edhe një surprizë e cila pritet të vijë shumë shpejt nga botimet Onufri, për të gjithë dashamirësit e librit.

“Unë tani jam duke lexuar dorëshkrime, që i kam në proces botimi. Një prej tyre, është një libër i Ismail Kadares, por nuk dihet se kur do të dalë. E rëndësishme është që njerëzit të vazhdojnë të lexojnë dhe pse jo, libri i radhës që do të blejnë të jetë i një autori shqiptar./Dritare.net

Artikuj Te Ndryshem

Fjala Jote

Dergo Pergjigjen

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*