Menu

PSG 140 milionë euro për Ronaldo

Skuadra franceze, PSG e ka seriozisht transferimin e yllit portugez, Cristiano Ronaldo

rona_1497769727-4979283

Lajmi se Cristiano Ronaldo do të largohet nga Real Madrid ka alarmuar skuadrat e mëdha, të cilat janë gati të paguajnë aq sa duhet për shpenzimet e tij.

Një nga skuadrat që interesohet më shumë për të është PSG, e cila skuadër tashmë ka bërë gati edhe ofertën e parë.

Sipas Corriere dello Sport, PSG do t’i ofrojë Real Madridit 140 milionë euro për Ronaldon.

Në rast se kjo ofertë refuzohet, atëherë ata janë të gatshëm që të rrisin edhe më shumë, vetëm e vetëm që Ronaldon ta kenë në Paris.

Për më shumë, PSG i ka ofruar edhe një pagë prej 30 milionë euro neto Ronaldos, apo 10 më shumë se sa merr në Madrid.

Përveç PSG-së, për portugezin interesohet edhe ish skuadra e tij Manchester United, që po ashtu është gatshme të paguajë deri në 200 milionë euro. /Express/

Artikuj Te Ndryshem

Fjala Jote

Dergo Pergjigjen

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*