Menu

Pse duhet ta lani shalqirin

Ekspertët këshillojnë larjen e tij menjëhërë sapo ta blini në mënyrë që të shmangni rrezikun e sëmundjeve të tilla si listeroza.

shalqirin

Edhe pse zakonisht pjesa e jashtme e shalqirit nuk përdoret, ai mund të rrezikojë shëndetin tonë. Është shumë e rëndësishme që ta lani mirë shalqirini sapo ta sillni në shtëpi. Gjatë prerjes së shalqirit, thika gjatë kalimit nga pjesa e jashtme në atë të brendshme mund të mbledhë shumë baktere të dëmshme në sipërfaqen e saj. Kështu, ndotet edhe pjesa e brendshme e tij.

Ekspertët këshillojnë larjen e tij menjëhërë sapo ta blini në mënyrë që të shmangni rrezikun e sëmundjeve të tilla si listeroza. Kjo e fundit është një infeksion bakterial i karakterizuar nga ethe dhe dhimbje muskujsh. Për të hequr bakteret sipërfaqësore, mjafton ta fshini shalqirin me një furçë, ndërsa për ta pastruar atë thellësisht, lëreni për pak kohë në ujë.

Më të ekspozuar ndaj kësaj sëmundjeje janë gratë shtatzëna, njerëzit me sistem imunitar të dobët dhe të moshuarit.

Artikuj Te Ndryshem

Fjala Jote

Dergo Pergjigjen

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*