Prokurori Special kërkon të marrë në pyetje Trump
Avokatët e Donald Trump po zhvillojnë negociata me hetuesit që duan të intervistojnë presidentin amerikan si pjesë e një hetimi të departamentit të drejtësisë.
Politiko
09:23
Asnje Koment.

Gazeta “The Washington Post”, duke cituar një burim anonim pranë Trump, raporton se besohet që prokurori special Robert Mueller do të intervistojë Trumpin brenda disa javësh. Ekipi ligjor i Trump nuk i ka konfirmuar këto lajme, por në të shkuarën raportime të tilla mediatke, sidomos për presidencën Trump, kanë pasur tendencën të jenë të vërteta.
Robert Mueller, ish drejtor i FBI-së dhe tashmë prokuror i angazhuar enkas, po heton bashkëpunimin e mundshëm mes fushatës Trump dhe Rusisë. Tensioni mes Trump dhe Mueller është rritur jo pak qëkur hetuesit sollën akuzat e para ndaj disa ish anëtarëve të fushatës Trump. Sipas “Washington Post”, Mueller e përmendi së pari mundësinë për të intervistuar presidentin në fund të dhjetorit.
Burimi anonim i gazetës thotë se hetimi po lëviz shumë më shpejt se sa mendojnë njerëzit dhe se avokatët e Trump nuk duan që ai të intervistohet ballë për ballë nga Mueller, por po shohin mundësinë që të japë përgjigje me shkrim për disa pyetje. Ajo që duket e sigurt, të paktën sipas mediave amerikane, është se hetuesit duan të marrin në pyetje presidentin. Sa do të ndodhë, mbetet për tu parë.
Artikuj Te Ndryshem
