Menu

Produktet e Devolli Corporation çertifikohen nga IFS

Produktet e Devolli Corporation tashmë janë çertifikuar nga një ndër organizatat ndërkombëtare më me renome për çertifikimin e produkteve ushqimore, IFS (International Featured Standards).

devolli

IFS është organizatë e cila merret me auditimin e prodhuesëve të ushqimit. Fokusi kryesore i tyre është në sigurinë dhe cilësinë e proceseve të prodhimeve ushqimore. Auditimi i tyre përfshin të gjitha fazat zinxhirore te prodhimit, duke filluar nga furnizimi me lëndë të parë, përpunimi, magazinimi e deri te plasimi i tyre në treg.

Devolli Corporation me produktet e saja është lider në tregun vendor dhe një ndër eksportuesit më të mëdhenj në Kosovë. Produktet e Devolli Corporation mund të gjinden ne rreth 17 vende të Botës dhe me çertifikimin shtesë nga IFS tanimë hapën dyert edhe për rrjetet tjera tregtare të mëdha Botërore.

Momentalisht Devolli Corporation është e vetmja Kompani Kosovare që pajiset me këtë Standard.

Përveç me IFS Devolli Corporation është e pajisur edhe me Standardet tjera ndërkombëtare si FSSC 22000, HACCP, ISO 9001, FDA, etj. /Telegrafi/

Artikuj Te Ndryshem

Fjala Jote

Dergo Pergjigjen

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*