Menu

Presidenti Thaçi ende s’e ka caktuar datën e konstituimit të Kuvendit

Adrian Arifaj: Ende nuk është vendosur se kur do të mbahet seanca konstituive. Kurdo që të merret vendimi, do t'ju njoftojmë.

thacicici

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi nuk ka caktuar ende datën e konstituimit të Kuvendit të Kosovës. Këshilltari i presidentit, Ardian Arifaj tha për Radion Evropa e Lirë se ende nuk dihet se kur do të mbahet senaca konsitutive.

“Ende nuk është vendosur se kur do të mbahet seanca konstituive. Kurdo që të merret vendimi, do t’ju njoftojmë”, tha Adrian Arifaj, këshilltar politik i presidentit Thaçi.

Që nga certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve parlamentare të 11 qershorit, afati ligjor për konstituimin e këtij institucioni vazhdon deri në javën e parë të muajit gusht.

Me konstituimin e Kuvendit, bëhet verifikimi i mandateve dhe zgjidhet kryetari i ri i këtij institucioni, i cili do të propozohet nga koalicioni PAN (Partia Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma). Po ashtu, do të zgjidhen edhe pesë nënkryetarët e Kuvendit, të cilët do të përbëjnë Kryesinë e re të këtij institucioni.

Nga momenti i konstituimit të Kuvendit, bazuar në rezultatin e zgjedhjeve, kandidati i koalicionit PAN për kryeministër, Ramush Haradinaj duhet që brenda 15 ditëve të bëjë propozimin e tij për formimin e Qeverisë së re të Kosovës.

Ai pritet që mandatin për kryeministër ta marrë nga Presidenti i Kosovës.

Pjesë e Qeverisë, sipas Kushtetutës, do të jenë edhe komunitetet pakicë, të cilat si tërësi përbëjnë 20 deputetë në Kuvendin e Kosovës.

Për formimin e Qeverisë, janë të domosdoshme të paktën 61 vota të deputetëve.

Artikuj Te Ndryshem

Fjala Jote

Dergo Pergjigjen

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*