Menu

Presidenti i FIFA-s i ashpër ndaj dhunës: Disa idiotë nuk mund ta ndalin futbollin

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka komentuar vendimin për të luajtur në Madrid finalen e dytë të Kupës së Libertadores mes River Plate dhe Boca Juniors.

fifaaa

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka komentuar vendimin për të luajtur në Madrid finalen e dytë të Kupës së Libertadores mes River Plate dhe Boca Juniors.

Kreu i institucionit më të lartë të futbollit botëror, ka kritikuar tifozët për veprimet e tyre.

“CONMEBOL e analizoi situatën dhe arriti në vendimin se takimi mes River Plate dhe Boca Juniors duhet të luhej në Madrid. Është një rast i jashtëzakonshëm dhe kërkon masa të tilla. Nuk ishte vendimi im, thjesht ndihmon CONMEBOL në një moment të vështirë”, tha fillimisht numri 1 i FIFA-s.

“Gjithmonë është më mirë që ndeshja të luhet. Në stadium ishin 60 mijë persona dhe gjithë bota po priste lidhjen direkte. Katër idiotë që hedhin gurë nuk mund të ndalojnë futbollin. Pak rëndësi ka sa veta ishin, janë gjithmonë idiotë. Kur morëm vesh se disa lojtarë nuk ishin mirë, vendosëm ta shtynim. Po shoh shumë dhunë, njerëzit duhet të qetësohen. Duhet tu japin shembuj fëmijëve, është vetëm një takim futbolli. Është ndeshje e rëndësishme, kush fiton do të tallet me kundërshtarin për 100 vitet e ardhshme, por përsëri është një ndeshje, jo luftë”, përfundoi Infantino.

Artikuj Te Ndryshem

Fjala Jote

Dergo Pergjigjen

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*