Menu

Premier League, publikohet kalendari i sezonit të ri

Premier League ka përcaktuar kalendarin për sezonin 2017-2018. Gjithçka do të nisë në datën 12 gusht.

Premier League


Kampionët e Chelseat, që do të kërkojnë të mbrojnë titullin e fituar, do të luajnë në javën e parë ndaj Burnleyt, ndërsa Tottenham do të luajë në fushën e Newcastle, të rikthyer në kategorinë elitare të futbollit anglez.

Skuadra tjetër londineze, Arsenali do të presë në javën e parë në “Emirates”, skuadrën e Leicester.

Përsa u përket dy ekipeve të Manchesterit, United do të luajë në “Old Trafford” me West Hamin, ndërsa City do të përballet me Brightonin, në fushën e këtij të fundit.

Në javën e dytë është rezervuar derbi londinez mes Tottenhamit dhe Chelseat, që do të luhet në “Wembley”, duke qenë se stadiumi “White Hart Lane” do të rikonstrukturohet.

Ndërkohë, derbi i parë i Manchesterit mes United dhe Cityt do të luhet më 9 dhjetor. Kalendari i Premier League do të jetë shumë i ngjeshur si gjithmonë në ditët e festave të fundvitit, pasi nga 16 dhjetori deri më 1 janar të vitit 2018 do të luhen plot 6 ndeshje.

Premier League do të ulë siparin e saj në datën 13 maj të vitit 2018.

Artikuj Te Ndryshem

Fjala Jote

Dergo Pergjigjen

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*