Menu

Prej vitesh të ndarë, Rita Lati kujdeset që Roza të shohë babain në prag të vdekjes(Video)

Aktorja e famshme Rita Lati si rrallë herë ka folur për jetën e saj, për ish-bashkëshortin, i cili tashmë nuk jeton më.

rozana

Aktorja e famshme Rita Lati si rrallë herë ka folur për jetën e saj, për ish-bashkëshortin, i cili tashmë nuk jeton më.

Artistja ka zgjedhur emisionin e vajzës së saj “Why Not”, për të rrëfyer momentet më të vështira të jetës së saj. Rita Lati ka treguar momentet e para të njohjes së bashkëshortit të saj, vështirësitë e ndarjes dhe deri tek vdekja e tij.

Ajo thotë se edhe pse të ndarë, në momentet e fundit të jetë së tij është kujdesur që vajza e saj Roza, të ishte pranë babait të saj.

Ajo thotë se edhe pse të ndarë, në momentet e fundit të jetë së tij është kujdesur që vajza e saj Roza, të ishte pranë babait.

Rita Lati: Mbrojta diplomën në Vlorë, punova në Vlorë dhe doja një burrë që ta donte artin. Më donte një në Vlorë që të më fuste në bibliotekë. Prindërit e mi ëndërronin që unë të bëhesha artiste edhe nuk doli një që ta donte skenën, të paktën mua. Babai yt kishte një njeri që shkonte çdo ditë në Ministri dhe thoshte që duhej dhe Rita në estradë të shtetit ndërkohë që ato i thonin se Rita e ka kërkuar vendin në estradën e shtetit. Unë jetova 12 vite me të dhe kur pashë se ti e kishe të pamundur, atëherë vendosëm që të iknim.

Si do që të ishin punët, mes meje dhe babait tënd, ai ishte babai yt. Babi ishte i domosdoshëm për gjithçka sepse thjeshtë kur hyn, hyn babi në shtëpi dhe mami e donte komunikimin që ai kishte me ty. Një baba mjaft i devotshëm për ty. Edhe pse kishte krijuar një jetë tjetër, bëra të pamundurën që babi të ikte jashtë, sa më thanë në Ministri se a duhet ta fusim brenda, të ka kërcënuar dhe unë thashë: Aman shpëtoni babain e Rozës. Operimi bëhej në Turqi. Ai nuk e kishte të gjatë. Unë u përpoqa si një mama, përtej asaj artiste. Si një mama që duhej të ishte në pjesën tënde babi jot.

Kishte 9 ditë që e kishte të pamundur të ikte. Pa ardhur ti nuk thoshte Roza por artikulonte që të kërkonte. Erdha të mora dhe i thashë ja ku e ke Rozën, foli Rozës. Folët bashkë dhe pas pak ndërroj jetë.

Kur u ndava me babain tënd mora vetëm një çantë dore. E nisa nga zero. Ishte një kohë e artë e lekëve për ne artistët. Merrnin 90 % të skenës. Kështu që thashë asnjë gjë asnjë gjë. Ja kisha bërë hallall të tëra. Thesarin (Rozën) e kisha me vete dhe kaq mjaftonte për mua.

 

Artikuj Te Ndryshem

Fjala Jote

Dergo Pergjigjen

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*