Menu

Prapaskenat për humbjen e 63 milionëve

Prapaskenat për humbjen e 63 milionë eurove me ''Bechtel''-in.

Autostrada

Ministri Pal Lekaj nesër do ta prezantojë një raport para Komisionit Parlamentar për Zhvillim Ekonomik se si shteti i Kosovës rrezikon t’i humbë 63 milionë euro në projektin e autostradës “Arbën Xhaferi”.

Më 30 shtator 2016 ish-ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku, ia kishte drejtuar një kërkesë të pazakontë shefit të tij Isa Mustafës.

Në kërkesë Zharku kërkonte që Qeveria e Kosovës të aprovonte një aneks-kontratë për zgjatje prej një viti të punimeve për autostradën Prishtinë – Hani i Elezit.

Kërkesa bazohej në faktin se Ministria nuk kishte arritur t’i kryente të gjitha obligimet financiare ndaj kompanisë ndërtuese “Bechtel-Enka”.

Në bazë të një raporti konfidencial të ministrit aktual të Infrastrukturës, Pal Lekaj, të cilin ka arritur ta sigurojë gazeta “Zëri”, Ministria e udhëhequr asokohe nga Lutfi Zharku fillimisht e kishte arritur një marrëveshje me kompaninë me një kosto shtesë prej 14.8 milionë eurosh.

Kjo kosto përfshinte afatin shtesë njëvjeçar me kërkesë të Qeverisë së Kosovës, që kompania së bashku me stafin dhe makineritë do të duhej të qëndronte në Kosovë.

Megjithatë e njëjta kërkesë, sipas këtij raporti një kopje të të cilit e posedon gazeta “Zëri”, nuk u mor parasysh nga ish-kryeministri Isa Mustafa.

 

Artikuj Te Ndryshem

Fjala Jote

Dergo Pergjigjen

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*