Menu

Pozon nudo në tempujt e lashtë të Egjiptit

Pozon nudo në tempujt e lashtë të Egjiptit, modelja futet në burg.

modele

Një modele ‘e frymëzuar nga Kleopatra’ përfundoi në burg pasi pozoi nudo të realizuara në tempujt të lashtë të Egjiptit. Marisa Papem udhëtoi për në Egjipt për të realizuar fotot në fshehtësi, pa leje nga autoritetet.

“Shpirti i lirë”, e cila ka pozuar nudo në 50 shtete, u shpreh se nuk e  kishte menduar që do ti shfaqeshin probleme kur u fotografua me piramidat në sfond.

Një roje sigurisë i kishte lënë të hynte pasi iu dhanë ryshfet, por pastaj u shfaqën dy persona të tjerë duke e pyetur se çfarë po bënte.

“Ne u përpoqëm që t’ia shpjegonim se ne po bënim art me respektin më të lartë për kulturën egjiptiane, por nuk shikonin një lidhje mes nudizmit dhe artit. Në sytë e tyre ishte pornografi, apo diçka e tillë,”-tha ajo.

Modelja belge dhe fotografi Jesse Walke u arrestuan por në kohë rekord arritën që të fshinin fotot aparati që të mos i shikonin autoritetet.

Pasi kaluan nga një burg në tjetrin dhe dolën para gjyqtarit ata u liruan për mungesë të provave. Kur dolën nga burgu, Walker arriti që të rimarrë fotot e fshira nëpërmjet një programi.

Artikuj Te Ndryshem

Fjala Jote

Dergo Pergjigjen