Menu

Policia shton kontrollet në trafik në Prishtinë si pasojë e aksidente të shumta

Mbështetur në vlerësimet e fundit analitike që i janë bërë situatës së sigurisë në trafik, nga Njësiti Rajonal i Komunikacionit Rrugor (NJRKRR), janë ngritur shqetësimet lidhur me numrin aktual të aksidenteve.

Policia

Mbështetur në vlerësimet e fundit analitike që i janë bërë situatës së sigurisë në trafik, nga Njësiti Rajonal i Komunikacionit Rrugor (NJRKRR), janë ngritur shqetësimet lidhur me numrin aktual të aksidenteve.

Ndërlidhur me këtë, ata kanë paraparë masat që duhen ndërmarrë me qëllim të përmirësimit të treguesve të sigurisë rrugore për uljen e ngjarjeve aksidentale dhe të pasojave që i shoqërojnë ato.

“Me gjithë faktin se Njësiti Rajonal i Komunikacionit Rrugor, në vazhdimësi është angazhuar maksimalisht në kontrollin për zbatimin e rregullave të trafikut nga të gjithë shfrytëzuesit e rrugës si dhe ka shtuar masat dhe kontrollet e saj duke synuar uljen e numrit të aksidenteve, përsëri është konstatuar se krahas kontrolleve të strukturave të policisë është e nevojshme të punohet më shumë edhe në drejtim të ndërgjegjësimit të qytetarëve për respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

“Mbështetur mbi këtë bazë, në kuadër të intensifikimit të punës preventive për forcimin e rregullit si dhe disiplinimin e shfrytëzuesve të rrugës, NJRKRR në, që nga (sot) data 08/05/2018, do të filloj me implementimin e planit operativ ‘Kontrolli i shtuar i komunikacionit’ – ku fokusimi kryesor do të jetë në tejkalimin e shpejtësisë, tejkalimi në vijën e plotë, si dhe kundërvajtje të tjera”, thekson më tej Policia.

Ky operacion do të këtë shtrirje në të gjitha rrugët e rajonit të Prishtinës dhe do të vazhdojë derisa të vlerësohet që ka arritur efektin e dëshiruar.

Artikuj Te Ndryshem

Fjala Jote

Dergo Pergjigjen

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*