Menu

Policia jep detaje për rrahjen e dy personave nga vëllai i presidentit

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për FaktePlus lidhur me rasti ku Gani Thaci, që është vëllai i presidentit Hashim Thaçi dyshohet të ketë rrahur dy persona brenda zyrës së Byros Kosovare të Sigurimeve.

policia44

Policia e Kosovës  ka dhënë detaje për FaktePlus lidhur me rasti ku Gani Thaci, që është vëllai i presidentit Hashim Thaçi  dyshohet të ketë rrahur dy persona brenda zyrës së Byros Kosovare të Sigurimeve.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti për FaktePlus, ka konfirmuar se rreth orës 12 policia kanë marrë një informacion për një përleshje fizike mes tre personave, në rrugën “Lidhja e Pejës”.

“Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njesitet e nevojshme policore te cilat konform rekmandimeve te prokurorit te shtetit i cili po ashtu ka dale ne vendin e ngjarjes, po ndërmarrin veprimet e mëtutjeshme hetimore e procedurale”, tha Ahmeti për FaktePlus.

Thaçi aktualisht ushtron pozitën e Drejtorit Ekzekutiv në këtë Byro.

Gjatë ditës u raportua se vëllai i presidentit Thaçi dyshohet se i ka sulmuar fizikisht Gianni Sokolic, me nënshtetësi sllovene, udhëheqës i kompanisë së sigurimeve “Illyria” dhe Drejtorin e Byros, Blerim Pushkolli.

Artikuj Te Ndryshem

Fjala Jote

Dergo Pergjigjen

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*