Menu

Policia e Kosovës konfiskon mbi 19 mijë euro të falsifikuara

Policia e Kosovës, përmes një komunikate për media ka njoftuar se ka arrestuar tre të dyshuar për veprën penale “falsifikim i parasë”.

euro2

Policia e Kosovës, përmes një komunikate për media ka njoftuar se ka arrestuar tre të dyshuar për veprën penale “falsifikim i parasë”.

Përmes kësaj komunikate bëhet e ditur se si rezultat i hetimeve disa mujore dhe aplikimit të masave të fshehta the teknike nga Njësia e Krimeve Ekonomike dhe Antikorrupsion në Gjilan, është ekzekutuar urdhëresa e Gjykatës Themelore të Gjilanit për simulimin e blerjes së parave të dyshuara të falsifikuara.

“Si rezultat i hetimeve disa mujore  dhe  aplikimit të masave të fshehta dhe teknike nga Njësia e Krimeve Ekonomike dhe Antikorrupsion në Gjilan,  janë siguruar informata të nevojshme dhe me datën 07.02.2018, është ekzekutuar urdhëresa e Gjykatës Themelore në Gjilan, për simulimin e blerjes së parave të dyshuara si të falsifikuara nga personat e dyshuar” thuhet në këtë komunikatë.

“Gjatë realizimit të urdhëresës, me rastin e simulimit të veprës penale, njësitet policore kanë arritur të ndalojnë tre persona të dyshuar, (në një pompë të derivateve në komunën e Kllokotit) dhe gjatë kontrollimit të tyre janë gjetur dhe sekuestruar; një armë e llojit bereta, me 6 copë fishekë, para në kartëmonedha prej 192×100 me vlerë të përgjithshme prej 19.200 € (nëntëmbëdhjetë mijë e dyqind) €, të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara” bëhet e ditur në këtë komunikatë.

Policia e Kosovës bën të ditur që kjo shumë prej 19 mijë e 200 eurosh të falsifikuara do të blihej për 5 mijë euro para origjinale.

“Vlen të cekët se kjo shumë e parave të falsifikuara do të blihej për 5.000 (pesë mijë) euro para origjinale.

Në këtë operacion policor janë arrestuar të dyshuarit:

 

B. S.                 lindur me 1986           m/sh, shtetas i Maqedonisë

B. R.                lindur me 1997           m/sh/k

B. R.                lindur me 1993           m/sh/k

Pas arrestimit të personave të dyshuar, është njoftuar prokurori kujdestar i Prokurorisë Themelore në Gjilan i cili ka lëshuar aktvendim mbi ndalimin e tre të dyshuarave të lartshënuar” përfundohet në këtë komunikatë.

Artikuj Te Ndryshem

Fjala Jote

Dergo Pergjigjen

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*