Menu

Policia bastis klubet e futbollit

Disa nga klubet më të mira të futbollit në Belgjikë u bastisën nga policia për mashtrime të dyshuara në transferimin e lojtarëve.

futboll

Agjentë, referë dhe zyrtarë të klubeve Anderlecht, Club Bruges dhe Standard Liege po hetohen, raportojnë mediat belge.

Sipas tyre, mbi 200 policë morën pjesë në bastisjet në disa vende.

Policia po ashtu bastisi prona në Francë, Luksemburg, Mal të Zi, Serbi dhe Maqedoni, thanë prokurorët.

Marrja në pyetje e menaxherit të Club Bruges, Ivan Leko, u konfirmua nga klubi.

Agjenti belgo-iranian, Mogi Bayat, raportohet të jetë arrestuar. Ai besohet se është njëri nga caqet kryesore të hetimeve për “mashtrim financiar dhe shpëlarje parash”.

Hetimet, që kanë nisur vitin e kaluar, do të përqendrohen në “transaksione të dyshimta financiare” në futbollin profesional belg gjatë sezonit 2017-2018, raportoi televizioni belg VRT News.

Artikuj Te Ndryshem

Fjala Jote

Dergo Pergjigjen

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*