Menu

Pogba mungon 3 ndeshje për Man United

Pogba pritet t'i humbasë ndeshjet me Man City, Bournemouth dhe West Bromwich, për shkak të kartonit të kuq që mori kundër Arsenalit.

pogba

Pogba pritet t’i humbasë ndeshjet me Man City, Bournemouth dhe West Bromwich, për shkak të kartonit të kuq që mori kundër Arsenalit.

Paul Pogba nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit Jose Mourinho në 3 ndeshjet e radhës së Manchester United në Premierligë, raporton Sky Sports,.

Mesfushori francez u ndëshkua me karton të kuq në ndeshjen e së shtunës me Arsenalin për një faull të rëndë ndaj Hector Bellerin.

Por, drejtuesit e ‘Djajve të Kuq’ vendosën të mos e apelojnë këtë dënim për Pogba, për të cilin është i sigurt dënimi me 3 ndeshje pezullim.

Kështu Pogba, përveç derbit me Manchester City, që do të jetë këtë fundjavë, do të mungojë edhe në sfidat me Bournemouth në 13 dhjetor dhe West Bromwich në 17 dhjetor. /g.e

 

 

Artikuj Te Ndryshem

Fjala Jote

Dergo Pergjigjen

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*