Menu

Pogaçe turke

Kjo recetë e veçantë do j'ua bëjë më të lehtë përgatitjen e këtyre pogaçeve, sipas metodës turke. Hidhini një sy...

pogaqe turke

Përbërësit:

  • 3 1/2 gota me miell
  • 1 gotë me ujë
  • 2 vezë
  • 1 gotë vaj
  • 1 lugë e vogël me sodë buke
  • 1 lugë e vogël me kripë
  • 1 lugë e vogël me spec të kuq pluhur
  • 1 tufë qepë të njoma
  • 1 tufë majdanoz
  • pak koper
  • 200 gr djath të bardhë

Përgatitja:

Miellin, kosin, vajin, kripën, sodën e bukës dhe vezët. i vendosim në një enë dhe i përziejmë mirë. Pasi bëhet brumi e shikojmë nëse ka nevojë për miell e nëse duhet i shtojmë edhe pak.

Pasi e kemi trazuar mirë i shtojmë specin, qepët, majdanozin dhe koprën. Punojeni mirë brumin dhe në fund i shtoni djathin e bardhë.

Punojeni mirë brumin. Ndajeni në toptha të vegjël dhe i vendosni në një tepsi (poshtë i shtroni një letër kuzhine).

I piqni në temperaturë 170 gradë, përreth 20 minuta.

Ju bëfshin mirë!

Artikuj Te Ndryshem

Fjala Jote

Dergo Pergjigjen

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*