Menu

Plas te Bayerni, 4 ‘senatorë’ kërkojnë largimin e trajnerit Kovaq

Barazimi në shtëpi kundër modestëve të Freiburgut e thelloi krizën e Bayernit të Mynihut, i dyti në Bundesligën gjermane me 4 pikë diferencë nga kryesuesja Borusia Dortmund.

klovac

Barazimi në shtëpi kundër modestëve të Freiburgut e thelloi krizën e Bayernit të Mynihut, i dyti në Bundesligën gjermane me 4 pikë diferencë nga kryesuesja Borusia Dortmund.

Ky barazim befasues e shtoi edhe më shumë presionin te trajneri Niko Kovac, në sezonin e tij debutues te klubi bavarez.

E përditshmja gjermane “Kicker” shkruan se 4 lojtarë të skuadrës së parë: Mats Hummels, Arjen Robben, Franck Ribery dhe Thomas Muller janë të zhgënjyer me metodat e trajnerit kroat dhe kanë kërkuar shkarkimin e tij.

Minutazhi i lojtarëve në fjalë këtë sezon është reduktuar nga Kovac, për shkak të rotacioneve të shpeshta.

Ajo që shqetëson më shumë tifozët dhe drejtuesit është mungesa e lojës dhe gabimet elementare në prapavijë.

Shumëkush mendon se yjet e ekipit bavarez janë në perëndim, por ka të tjerë që mendojnë se trajneri kroat nuk është në lartësinë e kampionëve të Gjermanisë.

“4 fantastikët” janë pagëzuar lojtarët e revoltuar për drejtimin e Niko Kovac. Thomas Muller, Mats Hummels, Arjen Robben dhe Frank Ribery e kanë ngritur zërin në hierarkinë drejtuese, duke kërkuar ndryshime sa nuk është vonë.

Në fundjavë, në Bundesligën gjermane Bayerni do të luajë ndaj Borusias dhe një humbje e mundshme do të përkthehej në një dramë sportive me diferencën 7 pikë.

Para sfidës me verdhezinjtë, bavarezët impenjohen në Champions, ndaj AEK-ut të Athinës.

Artikuj Te Ndryshem

Fjala Jote

Dergo Pergjigjen

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*