Menu

Plagoset një person në Podujevë

Një person është therur më thikë më një fshat të Podujevës, ndërsa brenda qytetit ka pasur të shitna me armë në mes të një grupi.

police line

Një person është therur më thikë më një fshat të Podujevës, ndërsa brenda qytetit ka pasur të shitna me armë në mes të një grupi.

Policia e Kosovës ka njoftuar se në shatin Gllamnik të Podujevës është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje e ka sulmuar fizikisht duke e therur me thikë një person.

Viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor në QKUK. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Ndërsa, po në Podujevë, gjatë ditës së djeshme, në Rr. “Zahir Pajaziti”, janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë, pasi të njëjtit janë përfshirë në rrahje mes veti.

Njëri nga të dyshuarit ka shtënë me armë zjarri në drejtim të dy të dyshuarve tjerë, të cilët ishin në automjetin e tyre.

Persona të lënduar nuk ka pasur, ndërsa njësitet policore në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.

Të dy rastet janë cilësuar si “vrasje në tentativë

Artikuj Te Ndryshem

Fjala Jote

Dergo Pergjigjen

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*