Menu

Pjesa dërmuese e komunave dhe ministrive janë mbushur me borxhe

Pjesa dërmuese e komunave dhe ministrive janë mbushur me obligime financiare.

Euro

Pjesa dërmuese e komunave dhe ministrive janë mbushur me obligime financiare.

Në raportin 9-mujor për shpenzimet që kaloi pak kohë më parë nga ekzekutivi dhe që e ka siguruar KTV’ja shihen një numër problemesh me të cilat dy nivelet qeverisëse po përballen.

Rritjen më të lartë në shpenzimet kapitale e kanë shënuar ato në infrastrukturën rrugore, që arritën në 62.92 milionë euro, ose 43% më shumë në krahasim me periudhën e njëjtë të një viti më parë.

Rritje të shpenzimeve ka edhe në paga, mallra dhe shërbime, pastaj në shpenzime komunale, transfere sociale dhe subvencione.

Në nivelin qendror me më së shumti obligime të mbetura pa u paguar është Ministria e Infrastrukturës, e përcjellë nga ajo e FSK’së dhe e Punëve të Brendshme.

Ndërsa, në atë lokal prin Komuna e Prizrenit me 3.4 milionë, e përcjellë nga Podujeva dhe Suhareka.

t

 

Artikuj Te Ndryshem

Fjala Jote

Dergo Pergjigjen

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*