Menu

Pioli shëron Interin

Rregull, siguri dhe qetësi. Janë këta tre përbërsit me të cilët Stefano Pioli ka arritur të rikthejë në shinat e duhura një skuadër si Interi.

Pioli

Rregull, siguri dhe mbi të gjitha qetësi. Janë këta tre përbërsit me të cilët Stefano Pioli ka arritur të rikthejë në shinat e duhura një skuadër si Interi që në fillim të sezonit luante me frikë, dëshpërim dhe shumë konfunzion kjo edhe për faktin se Mauro Icardi me shokë nuk besonin te kualitetet e shumta që zotërojnë. Ndaj Pescarës në San Siro, Pioli dhe Interi, luajtën me qetësi të jashtëzakonshme dhe me shumë klas sinfoninë e 7 të Bethovenit. 3 gola për një sukses të rëndësishëm që e ngjiti skuadrën zikaltër në vendin e 4-t, me Interin që parakaloi në renditje Lazion ndërkohë që regjistroi edhe fitoren e 9-t rresht në të gjitha kompeticionet. Nuk ndodhte që nga Nëntori i vitit 2012, kur në stol ishte Andrea Stramaccioni që Interi nuk fitonte 7 ndeshje radhazi në Serinë A.

Një sinjal mëse i qartë ky se Stefano Pioli ka bërë një punë të shkëlqyer deri tani. Me të Interi nuk ka vetëm 11 titullarë, pasi janë 15 apo 16 lojtarët që aktivizohen në vazhdimësi nga 51-vjecari. Një talent i padiskutueshëm si Gagliardini u afrua në skuadër nga drejtuesit e Interit, pikërisht me kërkesë të Piolit. Në skemën 4-2-3-1 të trajnerit nga Parma, Handanovic është një titullar i padisktueshëm në portë, ashtu si edhe Miranda në mbrojtje. Murillo dhe Medel përcjellin gjithnjë e më shumë siguri në prapavijë, ndërsa D’Ambrosio autori i golit të parë në takimin ndaj Pescarës ka rilindur. E vetmja notë negative është krahu i majtë i mbrojtjes pasi Ansaldi i cili mungoi në ndeshjen e fundit nuk bind. Në qëndër të mesfushës, Brozovic dhe afrimi më i fundit Gagliardini i cili ka fituar menjëherë zemrat e tifozëve zikaltër janë të pazëvendësueshëm.

Por nuk duhet të harrojmë që i gatshëm për të hyrë nga stoli është edhe Kondogbia që ka rigjetur veten. Joao Mario në sfidat e fundit është shndërruar në fantazistin që të gjithë kërkonin duke u rikthyer në vëmendje të gjithëve Wesley Sneijder-in me pasimet që jep, por në dy takimet e fundit ka gjetur edhe rrugën e rrjetës. Megjithatë Banega edhe pse po qëndron në stol mund të konsiderohet një rezervë luksi ashtu si Kondogbia dhe Eder, që sa herë i jepet mundësia jep më të mirën e tij. Tredhëmbëshi i sulmit, Candreva-Perisic-Icardi nuk mund të diskutohet. Interi i Piolit ndryshon si nata me ditën nga ai De Boer, pasi është një makinë rezultatesh pozitive. Tashmë radhën e kanë Lazio në Kupë dhe Juventusi në kampionat dy sfida që mund të përcaktojnë shumë për forcën e këtij Interi.

Artikuj Te Ndryshem

Fjala Jote

Dergo Pergjigjen

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*