Menu

Pija më e shijshme e festave

Glühwein është një verë e nxehtë me lëng frutash agrume dhe erëza.

vena

Të gjithë e dimë që periudha e festave të fundvitit është një nga periudhat më të ngrohta, më të veçanta e më të bukura të vitit. Shëtitjet në qytetin e zbukuruar, pushimet në vendet me dëborë dhe qëndrimi afër zjarrit janë disa nga skenat magjike të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri.

Të gjitha këto, sigurisht që bëhen akoma më të bukura kur shoqërohen edhe me ushqimin dhe pijet e duhura. Ndaj përveç ëmbëlsirave të festave, ne ju sugjerojmë të provoni edhe pijen më të shijshme që lidhet me to. Gluhwein, që mund ta përgatisni vetë.

Glühwein është një verë e nxehtë me lëng frutash agrume dhe erëza. Është gjëja më e thjeshtë që mund të përgatisni gjatë mbrëmjeve të dimrit.

Përbërësit:

4 filxhanë musht
1 shishe verë të kuqe
¼ lugë mjaltë
Kanellë
Lëng portokalli
4 karafil
3 glikanxo
4 portokaj (për zbukurim)

Përgatitja:

Në një tenxhere vendosni të gjithë përbërësit. Prisni deri sa të fillojnë të ziejnë. Pasi të keni ulur nxehtësinë lereni tenxheren edhe 10 minuta në sobë. Më pas shërbeheni në gota qelqi dhe vendosni një fetë portokalli apo lëvozhgë për zbukurim.

Mmm filloi të bjerë erë!

(Revista Class)

Artikuj Te Ndryshem

Fjala Jote

Dergo Pergjigjen

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*