Menu

Petulla me kanellë

Të shpejta, të shijshme dhe për më tepër një vakt ideal për mëngjes. Shtoni në listën e përbërësve edhe pak kanellë për më shumë shije.

petulla

Përbërësit:

1 1 /2 gota miell
¼ sheqer pluhur
1 ½ lugë gjelle pluhur pjekës
½ lugë gjelle sodë buke
1 ¼ lugë gjelle kanellë
¾ lugë gjelle kripë
¾ gotë qumësht
1 vezë
Vaj

Përgatitja:
Kombinoni në një enë mesatare miellin, pluhurin pjekës, sodën e bukës, kanellën, sheqerin dhe kripën.
Më pas hidhni në të qumështin dhe vezën dhe përziejini mirë deris atë përftoni një masë brumi homogjene.
Në rast se brumi është i trashë, mund të shtoni pak ujë për ta bërë atë siç duhet.
Vendosni një tigan me pak vaj në zjarr dhe hidhni pak nga brumi i petullave.
Skuqini derisa të marrin një ngjyrë të artë në kafe. Renditini në një pjatë dhe janë gati për t’u shërber.

 

Artikuj Te Ndryshem

Fjala Jote

Dergo Pergjigjen

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*