Menu

Përtacia – shenjë e inteligjencës

Përtacia si shenjë e inteligjencës së lartë.

Përtacia

Nëse ndiheni keq që po i shpenzoni fundjavat e gjata duke bërë absolutisht asgjë, mos e mundoni më veten sepse me sa duket kjo tregon që jeni një mendimtar i zoti.

Disa studime të bëra së fundimi thonë se njerëzit me IQ të lartë, mërziten shpejt. Kërkimet gjithashtu hedhin hipotezën se njerëzit energjikë, të cilët kalojnë më shumë kohë në palestër, e ndjejnë gjithmonë të nevojshme ta mbajnë mendjen të stimuluar me aktivitet të tepërt. Pra, ata tipat e palestruar që i shohim të kalojnë rrugës, kanë një nevojë serioze për stimulim psikik. Ndërkohë që gjithë dembelët atje jashtë mund të rehatohen dhe  të mos i vrasi më ndërgjegja.

Studimi u zhvillua në Florida me një grup studentësh. Pjesëtarëve ju bë një  pyetësor se sa shumë i mbështesin pohime të caktuara, si psh.: “Mua më pëlqen të angazhohem në projekte të reja” ose  “Unë punoj sa më pak të jetë e mundur”.

Pjesëtarët u ndanë në 30 ‘medimtar’ dhe 30 ‘jo-mendimtar’, kurse aktiviteti fizik u mat gjatë javës ne vijim me anë të një pajisje elektronike dore. Të dhënat përfundimtare, treguan se grupi i inteligjentëve ishtë shumë më pak aktiv se grupi tjetër. Kjo na bën të supozojmë se grupi më inteligjent, thjesht ka qenë ulur duke studiuar ndërkohë që të tjerët dilnin për t’u argëtuar./horizonti.al

Artikuj Te Ndryshem

Fjala Jote

Dergo Pergjigjen

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*