Menu

Përse do të largohesha

Griezmann është përfolur shumë për një transferim te Manchester United, zëra këto që janë përgënjeshtruar nga lojtari i kombëtares franceze

grizamn
Antoine Griezmann ka thënë se ai do të largohej nga Atletico Madrid për të luajtur me Derrick Rose në NBA me New York Knicks. Griezmann është përfolur shumë për një transferim te Manchester United, zëra këto që janë përgënjeshtruar nga lojtari i kombëtares franceze. Megjithatë, Antoine ka folur për një largim nga Madridi, jo në Angli, por në NBA.
“Do të largohesha nga atletico për të luajtur me Derrick Rose”, ka thënë 26-vjeçari duke qeshur në një intervistë të dhënë për “Cadena Ser”. Sulmuesi ka zhvilluar një tjetër sezon të mirë duke realizuar 16 gola në La Liga dhe 26 në total. Por golat e tij nuk kanë mjaftuar për t’i dhuruar trofe Atletico-s, që do ta mbyllë kampionatin në vendin e tretë dhe që është eliminuar në gjysmëfinalet e Champions League dhe nga Kupa e Mbretit.
Nëse Griezmann do të qëndrojë në kryeqytetin spanjoll, do ta bëjë këtë për të fituar trofe. “Ndihem shumë mirë këtu dhe shumë shpejt do të takohem me drejtuesit e skuadrës. Të shohim se çfarë do të ndodhë”, ka thënë ai. “Jam i gëzuar. Nëse jam i gëzuar në jetën private, do të jem edhe në atë profesionale. Adhuroj trajnerin Diego Simeone dhe shokët e skuadrës. Jam i lumtur si në ditën e parë që kam ardhur këtu. Uroj të vazhdoj të jem i lumtur këtu dhe të fitoj tituj. Unë jap gjithmonë gjithçka për Atletico-n”.

Artikuj Te Ndryshem

Fjala Jote

Dergo Pergjigjen

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*