Menu

Përplasja Marquez-Rossi

Përplasja Marquez-Rossi, polemika gjatë takimit të Komisionit për Sigurinë në MotoGP.

Përplasja Marquez-Rossi

Komisioni për Sigurinë në MotoGP u zhvillua mes tensionesh të larta pasditen e së premtes, me pilotët që diskutuan mbi atë çfarë ndodhi në Çmimin e Madh të Argjentinës.

Edhe pse mes Marc Marquez dhe Valentino Rossit u zhvillua një bisedë prej mbi një ore, ata patën përplasje opinionesh të ndezura.

“Kemi mësuar prej teje”, ishin fjalët që spanjolli Marquez hodhi në drejtim të italianit Rossi, që sollën pashmangshmërisht reagimin e 9 herë kampionit të botës.

“Nuk e kuptoj çfarë do të krahasosh mes meje dhe teje… Unë kam rrëzuar 4 pilotë në 20 vite karrierë, ndërsa ti 5 pilotë brenda një gare”, ishte replika e Valentinos, që duket se la të heshtur spanjollin.

Gjithsesi, Carmelo Ezpelata, shefi i “Dorna”-s i pranishëm në këtë takim së bashku me djalin Carlos dhe ish-pilotin Lors Capirossi, anëtarë të stafit drejtues të garave të MotoGP, ka kërkuar të ruhet qetësia, duke i siguruar pilotët se nga ky moment e në vijim do të ndërmerren sanksione më të rënda, në rast kontaktesh mes pilotëve, qoftë të lehta, qoftë të rënda me pasojë rrëzimin e ndonjërit.

Në mënyrë të pabesueshme, pilotëve iu tha se do t’iu dërgohet një “e-mail”, në të cilin mund të shprehin mendimin e tyre se çfarë sanksionesh mund të aplikohen në rrethana të caktuara.

Në çdo rast, për ata që prisnin se nga ky takim do të merrej një sqarim, sigurisht që kanë mbetur të zhgënjyer, teksa MotoGP mbetet në një gjendje të tensionuar.

Artikuj Te Ndryshem

Fjala Jote

Dergo Pergjigjen

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*