Menu

Përfitime ose humbje të mëdha

Jehona e takimit të mundshëm Trump-Kim.

15025214771502224026_95858182_gettyimages-trump_kim

Në Uashington po flitet shumë për atë që mund të jetë zhvillimi më i madh diplomatik i dekadës së fundit, një takim i mundshëm mes Presidentit Donald Trump dhe udhëheqësit të Koresë së Veriut Kim Jong Un. Siç na njeh edhe materiali në vazhdim, pothuajse nuk ka asnjë të dhënë konkrete mbi takimin, i cili u njoftua pa paralajmërim javën e shkuar duke befasuar të gjithë botën.

Pas muajsh përçmimi ndaj udhëheqësit të Phenianit, Presidenti Trump është mbuluar nga shkëlqimi i një “rrufeje diplomatike” lidhur me programin bërthamor të Koresë së Veriut.

“Shumë njerëz menduan se po shkonim në luftë. Papritur, ofrohen për të zhvilluar një takim. Nuk ka lëshim raketash dhe ata duan të heqin dorë nga armët bërthamore”, u shpreh presidenti ameriakn.

“Do të vendoset për vendin dhe kohën e takimit. Nuk kemi të dhëna të tjera”, tha zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Raj Shah në një intervistë për eminisionin “THIS WEEK” në stacionin televiziv ABC.

Takimi Trump-Kim është në fazat e hershme të planifikimit, thotë zoti Shah.

“Është rënë dakord për këtë takim të mundshëm. Nuk po përcaktohen kushte të tjera. Ata nuk mund të zhvillojnë prova me raketa apo prova bërthamore, nuk mund të kundërshtojnë publikisht manovrat e planifikuara ushatarake mes Shteteve të Bashkuara dhe Koresë së Jugut.”

Në mënyrë të përsëritur Presidenti Trump ka akuzuar paraardhësit e tij se dështuan për të trajtuar në mënyrë efikase kërcënimin bërthamor nga Pheniani. Një këshilltar i lartë i ish administratës së Presidentit Obama, Ben Rhodes, e shikon me mosbesim takimin për të cilin thotë se mund të ketë përfitime ose humbje të mëdha.

“Është ekstreme të mendosh se Pheniani do të pajtohet të heqë dorë nga raketat dhe armët bërthamore brenda një takimi. Nuk mendoj që dikush që e shikon rastin do ta besojë këtë. Nuk duhet nxituar që situata të trajtohet siç duhet. Sepse, nëse gjithçka bazohet tek një takim dhe takimi dështon, rreziku i konfliktit do të rritej.”

Vetë presidenti amerikan zotëron taktikën e pritjes.

“Nuk dihet çfarë do të ndodhë. Mund ti jap fund takimit menjëherë ose mund të arrijmë marrëveshjen më të mirë për botën dhe për të gjitha vendet, përfshi Korenë e Veriut. Shpresoj të ndodhë kjo.”

Ligjvënësit amerikanë nga të dy krahët e politikës kanë shprehur mosbesim të thellë lidhur me qëllimet e Phenianit. Shumë thonë se mundësia e një zgjidhje diplomatike për një sfidë të ndërlikuar bërthamore është shumë joshëse për ta refuzuar.

Artikuj Te Ndryshem

Fjala Jote

Dergo Pergjigjen

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*