Menu

Për një javë 26 tiketa për mungesë të ulëseve për fëmijë

Aksioni i Njësitit Rajonal të Trafikut Rrugor në Prishtinë, për gjobitje të vozitësve të cilët nuk kanë ulëse të sigurisë për fëmijë nën moshën 12 vjeçare, po mirëpritet edhe nga vet vozitësit.

babt seat

Brenda një jave Policia ka shqiptuar 26 gjoba për mungesë të ulëseve të sigurisë për fëmijët nën moshën 12 vjeçare, e këtë po e mirëpret qytetari Fehmi Gubetini, i cili është shprehur se këto dënime janë në favor të sigurisë së fëmijëve.Gjatë një aksioni të Policisë, zyrtari policor Fadil Tashevci, shqiptojë një gjobë prej 300 eurove dhe masën mbrojtëse ndalimi i të drejtuarit të mjetit në kohëzgjatje prej katër muaj për një drejtuese të automjetit që fëmijën 5 vjeçar e kishte pa ulëse të sigurisë.

E drejtuesja e automjetit tha ta ketë kuptuar gabimin e saj dhe që nuk do të ndodhë më që fëmijën ta këta pa ulëse të sigurisë.U gjobitën gjatë aksionit edhe shofer që nuk kishin të vendosur rripin e sigurisë, ku një nga ta ishte edhe Halim Regjbeqaj, i cili tha se nuk do të drejtojë më mjetin pa vendosur rripin e sigurisë.

Në bazë të ligjit për rregullat e trafikut rrugor fëmijët nën moshën 12 vjeçare duhet të jenë të siguruar me ulëse të sigurisë për fëmijë, e në rast se shoferi i mjetit nuk ka ulëse të sigurisë për fëmijë dënohet për kundërvajtje me gjobë nga 100 deri në 300 euro.
Po ashtu, shoferit i shqiptohet edhe masa mbrojtëse ndalim i të drejtuarit të mjetit në kohëzgjatje prej tre deri në gjashtë muaj.Rreshteri Arsim Gollubovci, për KosovaPress ka treguar se prej kur ka filluar ky plan operativ është vërejtur një vetëdijesim i shoferëve lidhur me posedimin e ulëseve të sigurisë për fëmijët.Përveç atyre që nuk posedojnë ulëse të sigurisë për fëmijë edhe personat që përdorin telefonat gjatë vozitjes dhe nuk vendosin rripin e sigurisë do të gjobiten nga Policia në bazë të rregullave që parasheh ligji për trafikun rrugor.

Rreshteri Gollubovci ka treguar se për një javë janë shqiptuar 26 gjoba për mos vendosje të rripit të sigurisë.Që nga fillimi i këtij aksioni në dyqanet që shesin ulëse të sigurisë për fëmijë është shtuar numri i kërkesave për blerje.

Kështu në dyqanin “Chipolino” javët e fundit ka pasur më shumë kërkesa sesa zakonisht. Albion Haxhiu, nga ky dyqan për KosovaPress ka treguar se çmimet për ulëse të fëmijëve fillojnë nga 59 euro deri në 299 euro.Po ashtu, ai ka treguar se sa janë të domosdoshme ulëset e fëmijëve në veturë për shkak të sigurisë së fëmijëve gjatë vozitës. Policia rrugore edhe më herët kishte ndërmarrë veprime të tilla për të parandaluar aksidentet në komunikacion.

 

Artikuj Te Ndryshem

Fjala Jote

Dergo Pergjigjen

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*