Menu

Për ‘jetë a vdekje’

Italia do të luajë sot në mbrëmje ndeshjen e kthimit me Suedinë të “play off”-it për Botërorin e vitit 2018.

itaaa

Në ndeshjen e zhvilluar përpara pak ditëve në Solna, skuadra e Ventura-s humbi 1-0 dhe rreziku që ajo të mbetet jashtë ngjarjes më të madh futbollistike në botë është i madh. Trajneri Ventura, pozitat e të cilit në stolin e 4 herë kampionëve të botës janë tronditur ndjeshëm, deklaroi se skuadra duhet të luajë sa më mirë futboll në këtë ndeshje.

“Ne jemi një skuadër, jemi Italia”, tha Ventura në konferencën për shtyp përpara ndeshjes. “Duhet të luajmë futboll dhe nëse kualifikohemi do të më pëlqente që të deklaroja se e arritëm falë lojës së mirë. kjo nuk do të thotë se Suedia nuk do të kërkojë të bëjë të njëjtën gjë. Nuk e di se çfarë ndeshje dot ë luhet, por ne e dimë çfarë mënyre loje duam të bëjmë. ka respekt mes ekipeve dhe unë shpresoj që loja të jetë korrekte”.

Për ndeshjen e San Siros, Ventura ka vendosur të aplikojë sërish skemën 3-5-2 por me disa ndryshime në formacion. kështu Gabbiadini do të jetë në vend të Belottit, ndërsa Jorginho do të zëvendësojë Verrattin e skualifikuar për shkak kartonësh. Po kështu edhe Florenzi mendohet se do të luajë si titullar.

Artikuj Te Ndryshem

Fjala Jote

Dergo Pergjigjen

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*