Menu

Pentagoni, shqetësim për një video mbi një sulm në Aganistan

Shqetësimi mbi një video që thuhet se tregon një ushtarak amerikan duke qëlluar me armë karrocerinë e një kamioni me civilë në Afganistan, ka arritur deri në nivelet më të larta të Pentagonit.

pentagoni

Shqetësimi mbi një video që thuhet se tregon një ushtarak amerikan duke qëlluar me armë karrocerinë e një kamioni me civilë në Afganistan, ka arritur deri në nivelet më të larta të Pentagonit.

Sekretari i Mbrojtjes Jim Mattis “është në dijeni për videon”, i tha gazetarëve të enjten zëdhënësja e Pentagonit, Dana White.

“Komanda Qendrore është duke i zhqyrtuar këtë akuza”, – shtoi ajo.

Ekzistenca e videos u raportua fillimisht nga portali amerikan në internet Politico; më pas zyrtarët thanë se ka filluar hetimi, menjëherë pas njoftimit.

Video, e ngarkuar në mënyrë anonime në YouTube, dhe që u hoq prej andej menjëherë pas publikimit, tregon një automjet që duket të jetë i ushtrisë amerikane, duke kaluar në krah të një furgoni. Më pas duket një njeri nga makina ushtarake duke hapur zjarr në drejtim të shoferit të kamionit, duke thyer xhamin në anën e shoferit.

Nuk dihet fati i shoferit të kamionit. Ndërsa hetimi është ende në fazat e para, një zyrtar amerikan tha se në se përgjegjës për sulmin është një ushtarak amerikan, kjo do të ishte “tepër shqetësuese”.

Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara thonte përmes një deklarate se në se videoja ka dalë nga forcat amerikane, ajo nuk ka qenë zyrtare dhe as e autorizuar.

“Ne i marrim shumë seriozisht këtë akuza”, tha shefi ushtarak, gjeneral lejtnant Kenneth McKenzie Jr.

Zyrtarë të ushtrisë amerikane po ashtu theksuan se mbrojtja e civilëve mbetet një përparësi kryesore.

Artikuj Te Ndryshem

Fjala Jote

Dergo Pergjigjen

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*