Menu

Pensionisti që ushqen zogjtë e Gërmisë

Kur shumë qytetarë ecin në Gërmi për të marrë ajër të pastër, Naim Rashiti, një pensionist nga Prishtina, ka një mision tjetër. Çdo ditë, dimër e verë, ai u dërgon ushqim zogjve si dhe qenve endacakë në parkun më të madh të kryeqytetit.

Bukën ai e mbledh në orët e vona në lagjen Ulpiana, pasi qytetarët i varin qeset me bukë në kontejnerë. Rashiti, 66-vjeçar, thotë se këtë aktivitet e bën për më shumë se 7 vjet dhe do të vazhdoj ta bëjë.

(Kamera: A.Hoti – Montazhi: Lendi Susuri)

Artikuj Te Ndryshem

Fjala Jote

Dergo Pergjigjen

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*