Menu

Pasojat e Brexit

May e shqetësuar, Britania mund të largohet nga bashkëpunimi policor me BE.

1483085128may

Qytetarët mund të jenë më pak të sigurtë nëse Mbretëria e Bashkuar duhet të largohet nga marrëveshjet e policisë kryesore, pas Brexitit, ka thënë kryeministrja britanike, Theresa May.

Britania e Madhe ka thënë se Bashkimi Evropian është duke bllokuar marrëveshjet për ndjekjen e terroristëve dhe ndarjen e informacionit pas marsit 2019.

BE-ja në anën tjetër ka deklaruar se në momentin kur Britania e Madhe të bëhet “palë e tretë”, nuk mund të ketë qasje në policinë inciativat.

Kryeministrja britanike, u ka bërë thirrje liderëve të “konsiderojnë se çfarë është në interesin më të mirë të qytetarëve tanë dhe tuaj”.

Duke folur në samitin që po zhvillohet në Bruksel, May ka thënë se largimi i Britanisë nga skema e zbatimit të ligjit, do të nënkuptonte se do të zvogëlohej aftësia për të luftuar terrorizmin.

“Ne nuk do të kishim më mundësi për të ndarë alarmin në kohë të saktë, për personat që janë në kërkim, duke përfshirë kriminelët seriozë”, ka thënë ajo.

“Kjo nuk është ajo që dua unë dhe besoj se ju nuk dëshironi një gjë të tillë”, është shprehur liderja britanike.

Sipas saj, liderët evropianë duhet të bartin porosinë e negociatorëve të tyre për të lejuar Mbretërinë e Bashkuar qasje në profilet e ADN-së, sistemin e informacionit për Shengen zonë, databasë për alarme në kohë të saktë, si dhe mundësi për shfrytëzimin e Informatat në Sistemin Informativ të të Drejtave Penale Evropiane.

Artikuj Te Ndryshem

Fjala Jote

Dergo Pergjigjen

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*