Menu

Pse e largova Pogban?

Pas zëvendësimit mezi i mbajti lotët, Mourinho: Ja përse e largova Pogban.

pogba

Paul Pogba u zëvendësua edhe një herë nga Jose Mourinho, këtë herë në ndeshjen ndaj Newcastle në stadiumin St James’ Park.

24-vjeçari i cili nuk tregoi diçka nga aftësitë e tij u zëvendësua në minutën e 66-të dhe në vend të tij u fut veterani Michael Carrick.

Francezi u ul në stolin rezervë dhe fytyra e tij thoshte gjithçka për atë në të cilën ai po kalon, dukej se mezi mbante lotët nga inati dhe dëshpërimi.

“Pogba? S’ka probleme. Doja një qasje tjetër ndaj një ekipi që po mbrohej në një mënyrë kompakte. Doja ta provoja thjeshtësinë e Carrick, sepse ai bën gjithçka thjesht dhe e afron Sanchezin më afër Lukakut, si sulmues të dytë, aty ku mund të fitonim ndeshjen”, ka thënë Mourinho.

Artikuj Te Ndryshem

Fjala Jote

Dergo Pergjigjen

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*