Menu

Pas reshjeve të borës, të gjitha rrugët të kalueshme

Ministria e Infrastrukturës ka bërë të ditur se pas reshjeve të borës në orët e para të mëngjesit të sotshëm, të gjitha rrugët janë të kalueshme, por se kërkohet kujdes i shtuar nga ngasësit dhe përshtatje të shpejtësisë me kushtet e rrugëve.

3-768x440

Në komunikatën për media thuhet se kompanitë e mirëmbajtjes kanë qenë në gatishmëri përgjatë tërë natës dhe kanë intervenuar në të gjitha ato akse rrugore ku janë paraqitur ngrica.

Në rrugët malore ku ka patur rrëshqitje të vogla të dheut është intervenuar dhe janë pastruar ato, duke bërë kështu që ato të jenë të lira për qarkullim.

Ministaria e Infrastrukturës u bënë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në trafikun rrugor që të jenë të kujdesshëm dhe ta përshtasin shpejtësinë e lëvizjes me kushtet dhe gjendjen e rrugëve në teren, njofotn Klan Kosova.

Ndërsa sa i përket aksit rrugor Restelicë – Dragash, ku mëngjesin e djeshëm kishte rrëshqitje dheu dhe gurësh, tashmë kjo rrugë është pastruar nga dheu dhe gurët dhe është e lirë për qarkullim në tërë segmentin e saj.

Artikuj Te Ndryshem

Fjala Jote

Dergo Pergjigjen

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*