Menu

Pas CR7, Juventusi ëndërron edhe Marcelon

Mbrojtësi brazilian i Realit, Marcelo, është bërë ndjekës i profilit zyrtar të Juventusit në “Instagram”.

Pas CR7

Ndoshta është një indicie që nuk e bën të mjaftueshme të raportohet për lajm. Por diçka e tillë, nëse iu komunikohet tifozëve, e për më tepër vetëm 24 orë pasi u zyrtarizua “transferimi i shekullit”, sigurisht që mund t’i bëjë të kalojnë në delirë e pse jo të ëndërrojnë.

Mbrojtësi brazilian i Realit, Marcelo, është bërë ndjekës i profilit zyrtar të Juventusit në “Instagram”.

Me shumë gjasë, ky është një tregues që ka të bëjë më shumë për afrimitetin e tij me Cristiano Ronaldon, me të cilin është shok jo vetëm për një çështje të thjeshtë: gjuha dhe komunikimi më i lehtë me portugezin.

Por, tifozët bardhezinj të Juventusit po ëndërrojnë dhe këtë e kanë shfaqur hapur edhe në rrjetet sociale, ku “hashtag”-u #Marcelo po kthehet në trend edhe në “Twitter”.

Mes të tjerash, kjo çështje është e lidhur edhe me nevojat për të mbuluar krahun e majtë të mbrojtjes së Juventusit. Gjithçka mbetet e lidhur me fatin e një tjetër braziliani, si Alex Sandro, i cili gjithmonë ka qenë mes dilemës mes nxjerrjes së tij në merkato dhe mundësisë për ta mbajtur, përmes rinovimit të kontratës.

Artikuj Te Ndryshem

Fjala Jote

Dergo Pergjigjen

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*