Menu

Paliçinka me mollë

A keni parë Unaza Paliçinkash me mollë më përpara?Janë një gjetje gjeniale! Kush nuk do të donte të shijonte mollë të prera hollë të zhytura në brumin e pancake-ut dhe të skuqura në tigan?

paliçinkash me mollë

Kombinimi i mollës së bashku me kanellën është ideja jonë sot për një mëngjes përfekt. Ato mund të shërbehen si një sanduiç me një fetë djathi ose Gouda në mes të dy unazave të mollës. Ju sigurojmë që fëmijët tuaj nuk do lënë asnjë thërime !

Përbërësit:

  • 2 mollë të mesme të prera hollë
  • 3 vezë
  • 3 lug. vaj kokosi ose gjalpi i shkrirë
  • 3 lug. qumësht ose qumësht i kokosit
  • 1 lug. mjaltë i papërpunuar
  • 1/2 lug. kripë deti
  • 1 lug. kanellë
  • 3 lug. miell kokosi

Përgatitja:

Në një tas përzieni, vezët, vajin e kokosit, qumështin, mjaltin, kanellën dhe kripën. Pasi të përzihet në mënyrë të barabartë, hidhni në të miellin e kokosit. Përzieni derisa të lidhet në mënyrë të barabartë, dhe lërini të qëndrojnë për 5 minuta. Marrim tiganin po mundesisht të  jetë i sheshtë që edhe brumi të përhapet mirë në gjithë tiganin.Hedhim me majen e një luge të vogel kafeje gjalpin ose vajin e kokosit  mbi tigan dhe fillojmë ta rrotullojmë tiganin që gjalpi të përhapet në gjithë sipërfaqen.Më pas do marrim copët e mollës dhe me një dikadent do ti zhysim në brumin e palaçinkave dhe do i vendosim për pjekje në tigan deri sa të marrin një ngjyrë kafe të lehtë.Kështu do të veprojmë me të gjithë brumin dhe mollët e ngelura. Mbasi i kemi pjekur të gjitha palaçinkat i hedhim sipër shurupin sipas preferencës. Ju bëftë mirë !shije.al

Artikuj Te Ndryshem

Fjala Jote

Dergo Pergjigjen