Menu

Orgazma ndihmon të humbisni peshë

Pesë arsye për të bërë më shumë seks.

org2

Seksi nuk bëhet gjithmonë vetëm për kënaqësi, por ju bën mirë edhe për shëndetin.

Është e provuar se orgazma sjell disa të mira për ju.

Fjala bie, pengon që të pëlqeni ushqimet e dëmshme për shëndetin dhe redukton rrezikun për kancerin e prostatës.

Një studim i fundit nga universiteti ‘Duke’ pretendon se sa më shumë orgazma, aq më e re dukeni.

Nëse kaloni 200 orgazma në vit, dukeni së paku gjashtë vite më të reja.

Meqë sot është Dita Ndërkombëtare e Shëndetit Seksual, ja gjashtë arsye se përse duhet të bëni më shumë seks.

-Lëkura bëhet më e shndritshme. Kjo për shkak të endorfinës që lëshohet pas orgazmës. Trupi lëshon DHEA, një hormon që promovon lëkurën e shëndetshme.

-Humbisni peshë. Studimet e fundit tregojnë se orgazma është një rregullator i mirë kur bie fjala tek oreksi. Gjatë aktit seksual, trupi lëshon një amfetaminë natyrale, e cila redukton dëshirën për ushqime të pashëndetshme, cigare dhe ushqim të tepruar.

-Qetësues natyral dhimbjesh. Simptomat e sëmundjeve të tilla si migrene apo artriti lehtësohen për shkak të çlirimit të një hormoni të quajtur oksitokinë.

-Përmirëson shëndetin. Sipas disa shkencëtarëve, njerëzit që bëjnë seks rregullisht, kanë nivel të lartë imunoglobuline, një antitrup që lufton infeksionet.

-Përmirëson qarkullimin e gjakut. Seksi ndihmon për qarkullimin e mirë të gjakut dhe të oksigjenit në trup, duke shtuar rezistencën ndaj sëmundjeve.

-Mbron ndaj kancerit. Studimet thonë se nëse një mashkull derdh mesatarisht 21 herë në muaj, e ul rrezikun për kancer në prostatë me 33 përqind. Por më shumë se kaq nuk është se e ul më shumë rrezikun, ndaj mos u lodhni kot.

Artikuj Te Ndryshem

Fjala Jote

Dergo Pergjigjen

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*