Menu

Kosova me qeveri të brishte politikisht e të paaftë profesionalisht

Perberja e qeverise ka qene ne duart e shqiptareve, dhe ketu nuk na ka faj Beogradi.

lulezim peci

Te mos habitemi me deklaratat e Vucicit dhe Gjuriqit per Haradinajn dhe V.V. Ne esence politika e Beogradit nuk ka te beje kushedi sa me emra te pervecshem te politikes se Kosoves, sa ka te beje me qellimet e saj ndaj vendit tone.

Ne konstelacionin e tanishem pozite-opozite, Lista Serbe, per dallim prej atyre te meparshme, eshte shume me e fuqishme, dhe ka rol vendimtar edhe ne kalimin e ligjeve, te cilat kerkojne shumicen e thjeshte parlamentare, e te mos flasim per ratifikimin e marreveshjeve nderkombetare, apo ndryshimeve kushtetuese.

Lista Serbe ne nje numer te ceshtjeve, ne ato qe nuk preken interesat e Beogradit, do te jete konstruktive, dhe kete do ta beje pa hezitim. Ndersa per ceshtjet ne te cilat preken interesat e Serbise, qendrimi i LS do te jete nen kontrollin e plote te Beogradit, dhe per kete nuk duhet te cuditemi aspak.

Ne nje konstelacion te tille, brenda shqiptare ne Kuvendin e Kosoves, edhe po te ishte VV apo LDK ne vend te AAK – gjegjesisht Haradinajt, Beogradi do te vepronte njejte, por vetem do te bente rokade me fjalet e saja.

Derisa ne Beograd eshte nje qeveri stabile, e cila ne aspektin teknokratik eshte duke bere progres drejte integrimit ne BE, Kosova do ta kete nje qeveri te brishte politikisht, por me perjashtim te pak ministrave, edhe te paafte profesionalisht. Perberja e qeverise ka qene ne duart e shqiptareve, dhe ketu nuk na ka faj Beogradi. Me kete perberje qeveritare, ka shume gjase qe t’i kemi deshperuar miqt dhe perkrahesit tone nderkombetare, dhe kjo do te na kushtoj.

Nje konstelacion i tille, i ka krijuar Beogradit nje avantazh strategjik edhe ne raport me negociatat e Brukselit, dhe nuk duhet shume dije te konkludohet qe na presin dite te veshtira, te cilat mund te kene pasoja afatgjata per vendin tone.

Shpresojme se do te na ndihmon “astrologjia nderkombetare” sikurse me 1998-1999 dhe 2006-2008, se pak “hyzmet” i kemi be vetevetes per te ecur perpara.

Artikuj Te Ndryshem

Fjala Jote

Dergo Pergjigjen