Menu

Oda Amerikane: 65% e bizneseve të kënaqur me mjedisin fiskal në Kosovë

Oda Amerikane në Kosovë ka kryer një anketë, “Pulsi në Sektorin Privat mbi Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit” me mbi 500 biznese kosovare se si e vlerësojnë mjedisin fiskal në Kosovë.

oda

Oda Amerikane në Kosovë ka kryer një anketë, “Pulsi në Sektorin Privat mbi Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit” me mbi 500 biznese kosovare se si e vlerësojnë mjedisin fiskal në Kosovë.

Rreth 65% e bizneseve të anketuara shprehen të kënaqur me mjedisin fiskal dhe sipas Odës Amerikane kjo do të jepte përgjigjen e kamotshme të bizneseve për heqjen e kësaj ngarkese tatimore mbi bizneset.

“Vlerësimi pozitiv i sistemit fiskal në vitin 2018 përbën një të arritur të rëndësishme duke pasur parasysh që vetëm 4 vite më parë, rreth 60% e bizneseve janë shprehur të pakënaqura me mjedisin fiskal, në një hulumtim të ngjashëm të kryer me ndërmarrjet që operojnë në Kosovë në kuadër të studimit Gjendja e Biznesit në Kosovë”, thuhet në komunikatë.

Ndërkaq, Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë përsërit edhe kërkesën e saj të mëhershme për riaktivizimin e Bordit të Pavarur për Rishqyrtime të ankesave të bizneseve karshi Administratës Tatimore dhe Doganës ose gjetjen e një mundësie tjetër për ofrimin e një mekanizmi i cili do të mundësonte trajtimin e kontesteve në shkallë të dytë.

“Dyshkallshmëria në procedurë administrative përpos që është një e drejtë ligjore, do të ndikonte më tej në përmirësimin e mjedisit fiskal dhe rrjedhimisht mjedisit e përgjithshëm të të bërit biznes në vend”.

Po ashtu, Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë inkurajon Ministrinë e Financave dhe Qeverinë e Kosovës që të vazhdojnë me masa të reja, përfshirë edhe zhvendosjen e mbledhjes së brendshme të Tatimit mbi Vlerën e Shtuar të paralajmëruar të fillojë nga 1 janari 2019.

Artikuj Te Ndryshem

Fjala Jote

Dergo Pergjigjen

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*