Menu

Objektivi Primar

Për Realin e Madridit, kampionati ishte objektivi parësor. Zidane thotë se ky ishte misioni kryesor.

Zidane

Për Realin e Madridit kampionati ishte objektivi parësor.

Trajneri i “Los Blancos”, Zinedine Zidane, është shprehur shumë i lumtur për fitimin e titullit kampion në La Liga dhe se për ta ky sukses ishte misioni kryesor.

Ai deklaroi se ishte një rrugë e gjatë dhe e mundimshme me ulje dhe ngritje përgjatë gjithë sezonit, por në fund suksesi u arrit, falë punës dhe përkushtimit të të gjithë futbolllistëve. Zidane shton se ishte një luftë e ashpër, por Reali tregoi se është një skuadër me karakter dhe se e meritonte plotësisht kampionatin.

“Triumfi ne La Liga për mua është dicka vërtetë e vecantë për mua. Kemi pasur ditët tona të mira dhe të këqija, por në fund ia dolëm, duke luftuar cdo ditë për t’ia arritur qëllimit. Ishte një garë e ashpër, por në një kampionat ku rivaliteti është i madh kjo është dicka normale. Kishim një mision shumë të rëndësishëm, pasi prej kohëshe ekipi dhe tifozët e donin titullin kampion dhe për ne ky ishte objektivi parësor. Komplimentoj të gjithë futbollitët për suksesin e arritur.”

Më tej francezi nuk nguroi ta vlerësonte maksimalisht Ronaldon, i cili sipas tij është një futbollist që bën diferencën, por shtoi se futbolli është një sport kolektiv dhe të gjithë janë të rëndësishëm. Finalja e Champion League është ndalesa radhës, por Zidane preferon të shijojë triumfin e arritur e më pas të mendojë për fianlen e Cardiff.

“Duhet të shijojmë titullin, të paktën për momentin. Është një ditë e vecantë për të gjithë ne dhe ende nuk ka ardhur momenti të mendojmë për finalen e Champions. Kemi kohë mjaftueshëm për tu fokusuar maksimalisht, tek ndalesa e radhës.”

Artikuj Te Ndryshem

Fjala Jote

Dergo Pergjigjen

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*