Menu

Nuk ka “super kontratë” për Messin me marrëveshjen e re

Përpara rreth 2 javësh, Lionel Messi firmosi kontratën e re me Barcelonën deri në vitin 2021. Në fillim u raportua se argjentinasi do të përfitojë shifra marramendëse me kontratën e re

messi

Përpara rreth 2 javësh, Lionel Messi firmosi kontratën e re me Barcelonën deri në vitin 2021. Në fillim u raportua se argjentinasi do të përfitojë shifra marramendëse me kontratën e re, por një burim i afërt i Goal me Messin, ka konfirmuar se argjentinasi përfiton në sezon vetëm pak më shumë se kontrata që i skadonte në vitin 2018.

Sipas medias spanjolle, Manchester City i kishte ofruar argjentinasit 100 milionë për firmën në kontratën me ta dhe një pagë prej 50 milionë eurosh në sezon, raporton Goal, transmeton Gazeta Express.

Gjithnjë sipas medias spanjolle, Barcelona për të kaluar ofertën e Manchester City vendosi që t’i ofrojë Messit një pagë prej 75 milionë Euro bruto, shifër së cilës po t’i zbresësh 48% të saj për detyrimet fiskale, shkon në 39 milionë euro.

Sipas mediave spanjolle, kështu Messi do të kishte një pagë rreth 2 herë më të lartë se ajo që përfiton Cristiano Ronaldo te Real Madridi, 21 milionë euro.

 

 

Artikuj Te Ndryshem

Fjala Jote

Dergo Pergjigjen

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*