Menu

‘S’është Ronaldo pronari i Realit’

Marcelo do Neymarin në Madrid.

ronaldo2

Në shtëpinë e Realit të Madridit, pavarësisht fitores së Championsit të tretë radhazi, është koha për revolucion në ekip.

Zidane është larguar, Bale e ka bërë të qartë se do të largohet, por edhe Ronaldo po ashtu.

Në lidhje me këtë çështje, ka folur edhe Marselo: “Nuk është Ronaldo pronari i Realit të Madridit. Nëse presidenti dëshiron të transferojë një futbollist, do e bëjë.

Jo pse është Ronaldo në ekip, dhe Neymar nuk ka vend ku të vijë. Të gjithë në dhomat e zhveshjeve duam që Cristiano të qëndrojë, por edhe Neymar i ka dyert e hapura këtu.

Reali është gjithmonë në kërkim të lojtarëve më të mirë. Për mua, Ronaldo është më i miri, por jam i sigurt se edhe Neymar do e arrijë nivelin e tij”.

Artikuj Te Ndryshem

Fjala Jote

Dergo Pergjigjen

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*