Menu

Nuk do ta besoni se sa kushton ora e Adelina Tahirit (Foto)

Viti 2017 ishte viti më i bujshëm për këngëtaren e njohur Adelina Tahirin.

Adelina-Tahiri

Viti 2017 ishte viti më i bujshëm për këngëtaren e njohur Adelina Tahirin.

Kjo pasi këngëtarja zyrtarizoi martesën e saj me avokatin e njohur maqedonas, Serjozha Markov.

Sidoqoftë, ajo nuk ka komentuar fare për këtë çështje në media.

Adelina është shumë aktive në rrjetet sociale, në të cilat shpesh ndan me fansat imazhe të ndryshme nga jeta e saj e përditshme.

Në të shumtën e rasteve, ajo ekspozon para fansave jetën e saj luksoze që bën, ndërsa ka pohuar shpesh sa harxhon shumë në blerje.

Së fundmi, faqja “What they wearin” ka publikuar një fotografi të këngëtares ku shfaqet me një orë të shtrenjtë dore.

Ora në fjalë është e markës “Big Bang steel diamonds”, dhe çmimi i saj arrin deri në 13 mijë e 150 euro.

Mesa duket, të ardhurat e mira nga muzika, i kanë ndihmuar asaj që të bëjë një jetë mjaft luksoze.

Artikuj Te Ndryshem

Fjala Jote

Dergo Pergjigjen

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*