Menu

Njerëzit e fortë mendërisht

Vetëm njerëzit e fortë mendërisht, arrijnë t’i bëjnë këto gjëra…

Screen-Shot-2018-05-22-at-22.07.50-1024x625

Më poshtë do të mund të lexoni një listë me disa nga gjërat që i bëjnë vetëm njerëzit e fortë mendërisht:

  1. Nuk humbasin kohë duke u ndjerë keq për veten apo zgjedhjet e tyre. Ata e dinë se shumë nga ngjarjet e jetës janë të pashmangshme, ndaj nuk e mundojnë veten duke u ndjerë keq për këtë aspekt.
  2. Nuk ia hedhin të tjerëve përgjegjësitë e tyre. Ata janë persona që i mbajnë përgjegjësitë vetë për gjërat që mendojnë, ndiejnë, thonë apo bëjnë. Vetëm duke marrë përgjegjësitë që të takojnë, do të mund të jesh i një person i fortë mendërisht.
  3. Nuk ia mbathin nga situatat në ndryshim e sipër. Edhe nëse ndryshimet që po ndodhin bien ndesh me interesat e tyre, ata sërish qëndrojnë dhe përpiqen t’i bëjnë gjërat të rrjedhin siç duan ata, gjithmonë pa prekur interesat e të tjerëve.
  4. E përdorin energjinë e tyre për gjërat që mund t’i kontrollojnë. Ata nuk pëlqejnë të kapen pas gjërave që s’i kontrollojnë dot vetë, ndaj përpiqen të japin maksimumin nga vetja për ato që i kanë vetë në dorë.
  5. Nuk përpiqen t’i bien në sy apo të fitojnë pëlqimin e të tjerëve. Shumë njerëz thonë se nuk e vrasin mendjen për opinionet e të tjerëve, por që normalisht e vrasin. Ndërsa personat e fortë mendërisht i dinë mirë vlerat e tyre dhe nuk përpiqen t’i bien në sy të tjerëve dhe as të mërziten për opinionet e tyre.
  6. Ndërmarrin risqe. Janë persona që nuk i tremben gjërave të reja dhe të paprovuara më parë. Përkundrazi, ata ndërmarrin risqe për të arritur gjithë gjërat që dëshirojnë të kenë.
  7. Nuk i përsërisin gabimet e tyre. Prej çdo gabimi ata nxjerrin nga një mësim dhe në çdo moment qëndrojnë të vëmendshëm për të mos bërë sërish të njëjtat gabime. Madje, ata ia dalin mjaft mirë në këtë aspekt.
  8. Lumturohen dhe i vlerësojnë të tjerët për sukseset e tyre. Nuk janë persona ziliqarë për suksesin dhe lumturinë e të tjerëve, përkundrazi. Nëse dikush që duan është duke korrur sukses në karrierën e tij, e vlerësojnë atë dhe e nxisin të arrijë gjëra edhe më të mëdha.
  9. Përpiqen edhe pasi kanë dështuar. Ata nuk janë persona që heqin dorë që me dështimin e parë. Mund të dështojnë madje disa herë dhe nëse e duan vërtet diçka, sërish do të përpiqen për ta arritur atë.
  10. E përballojnë edhe të vetëm jetesën, madje u duket sikur njerëzit lidhen apo martohen për të plotësuar vetminë që ndiejnë. Madje, njerëzve të fortë u pëlqen vetmia dhe forcohen akoma më tepër në vetmi. / bota.al

Artikuj Te Ndryshem

Fjala Jote

Dergo Pergjigjen

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

One thought on “Njerëzit e fortë mendërisht

  1. NJERËZIT E FORTË MENDËRISHT;BREZËRITË NË SQORTË TMERRËSISHT;PARA CA DECENJË,ZGARA
    RA NGECRËNJË;NJË SHQIPTARI,SHKRIPZARI,LUFTËTARI;NGA NISHI IA PRISHI ORIGJINALË NGA
    ORGJI KANIBALË,PËR QENDRESË,PRERË SHPRESË,TEK MBROJTUR TROJET MBARË SHQIPTARE,NGA
    OKUPATORËT,UZURPATORËT,RUSO-SERBO-GREKO-TURKO-JUGOSDLLAVE;QË NË KLANE,PLANE,O,PËR
    ÇFARROSJE,ÇVARROSJE,TOTALË,GLOBALË,KANIBALË,TANIBALË;DUKE MASAKRUAR,KASAPRUAR,OUU,
    ME PASTRIME ETNIKE,KASTRIME ÇETNIKE;DHE,BANDA,TRANDA,GJAKPRËSE,PRAGGRIRËSE,O,QË ME
    PUSHKATIME MASIVE,JA KISHIN MASAKRUAR TERË FAMILJEN;POR,KISHTE SHPETUAR VETËM NJË
    FOSHNJE NIPE,SI SHQIPE;QË NËNA DUKE U GJUAJTUR MBI DJEP TË TË BIRIT,AJO VETË ISHTE
    KORRUR NGA PUSHKATIMI NËN PLUMBA;O,VETËM E KISHTE MBROJTUR TË BIRIN;EDHE PSE DJEPI
    ISHTE PËRMBYSUR EDHE VOGLUSHI MBULUAR TERË GJAK TË NËNËS,NDËRSA GJYSHI NA E KTHEI
    MBARË DJEPIN E NIPËS-SHQIPES;DHE,CA BASHKËLUFTËTARË KUR PO PYESIN SE OH,A KA MË ZI
    SE KJO QË PASKA NDODHUR;A AI,PO PËRGJIGJEJ:PO,KA EDHE MË ZI;SEPSE,NGA KJO MËRZI,QË
    UNË TË TËRBOHËM,DHE,TË MË LIDHIN I TËRBUAR PËR LISIN;EDHE,TA SHKELI,TA NGELI FISIN,
    O PLISIN;DHE,TA HUMBI EDHE KËTE NIPE KËTE SHQIPE;QË MË KA SHPETUAR;POR,ME DURIM,OR,
    ME KURIM;SHPRESOJ DHE SHUMË BESOJ,QË NIPJA-SHQIPJA DO TË RRITEJ,DHE FAMILJA IME DO
    TË PËRTETËRITEJ;DHE,MË TË VETRTETË,AI NGA AJO NIPE SI SHQIPE;PRTI BABA-RRITI SHKABA
    DHE ARRITI,JA MBËRRITI,TA RIPLOTËSOJË,RILULËZOJË,PLOT OR PLOT NIPE E MBRSA,SHIPE QE
    BESA;DUKE U RINGIRTUR,RILINDUR,DALË ZOT,SI PËRJETË MOT,TERË TROJEVE HOJEVE O MBARË
    KOMBËTARE,MBARË SHQIPTARE;SHI,NJERËZIT E FORTË MENDËRISHT;BREZRITË NË SQOTË TMERRË-
    SISHT,QE ME DURIM,SE ME KURIM;BURIM,MENQURI,DITURI;DIJNË,MBËRRINË,TRIUMFIN,RIGUFIN,
    PËR RILINDJE,RINGRITJE,RINGJALLËJE,PRINVALLËJE;MBARË FAMILJARE,KANDILJARE;DHE,TERË
    KOMBËTARE,PO EDHE NDËRKOMBËTARE!.TË FALA NJË REFUGJAT LUFTË NGA KOSOVA,NEW JERCEY,
    26 MAJ 2018 05:32.USA.