Menu

Një roman për jetën

Vjen në Shqipëri autorja më e lexuar në Evropë.

Muriel Barbery

Muriel Barbery, shkrimtarja e njohur franceze vjen për herë të parë në Shqipëri, me librin e saj më të njohur, “Eleganca e iriqit”, botuar në shqip nga “Botimet Dudaj”.

“Ajo është vetë romani i saj. Një eksperiencë e mrekullueshme. Është shumë emocionuese të kesh përballë njeriun që arriti të shkruajë një libër aq delikat, plot dije e thellësi, e nga ana tjetër po aq tronditës dhe të paharrueshëm.

Muriel Barbery është shumë inteligjente, e ditur, delikate, e thellë, elegante, e sofistikuar e plot kulturë. Vetëm pamja e dallon nga portierja Rene’. Shumë e dashur dhe kurioze. Shqipëria i ka zgjuar dëshirën për t’u rikthyer, e kishte menduar ndryshe,”- shprehet për Dritare.net botuesja Arlinda Dudaj.

Në takimin që pati dje me lexuesit shqiptarë në Festivalin “Tirana lexon”, Burbery ndau ndjesitë teksa shkruante romanin dhe të gjithë dashamirësit e librit patën mundësi të bisedonin me shkrimtaren e njohur.

Përveç romanit “Eleganca e iriqit”, i cili tashmë gjendet në shqip, Dritare.net informon se autorja do të vijë edhe me një tjetër botim i quajtur “Ura në mjegull”.

Romani “Eleganca e iriqit” ishte libri më i lexuar në Francë për më shumë se 30 javë, duke shitur me miliona kopje në të gjithë botën. Romani është best-seller jo vetëm në Francë, por edhe në Itali, Gjermani, Spanjë, Korenë Jugore, e shumë shtete të tjera.

Barbery sjell historinë e dy vajzave, Rene, 54 vjeçe, portiere e një rezidence ku banon ajka e borgjezisë së lartë parisiene. Edhe pse për banorët ajo është vetëm një portiere, Rene është një grua shumë inteligjente dhe me kulturë të përgjithshme mjaft të gjerë. Vizioni i saj për banorët e pallatit është një radiografi e fuqishme dhe e qartë e shoqërisë sonë bashkëkohore.

Personazhi i dytë i Barbery-t është Paloma, 12 vjeçe, tepër e zgjuar dhe e revoltuar, banon në të njëjtën ndërtesë, në një apartament pasanikësh, ku babi është deputet dhe e ëma “intelektuale” letërsie. Paloma i përçmon familjarët e saj, që i konsideron idiotë. Për t’i shpëtuar kësaj, ka vendosur që, ditën kur të mbushë 13 vjeç, do të vrasë veten dhe do t’i vërë zjarrin apartamentit të prindërve.

Por, gjithçka ndryshon me mbërritjen në pallat të një personazhi të tretë të çuditshëm, Kakyro Ozysë, një japonez shumë i dhënë pas kulturës.

“Eleganca e iriqit”  është një tregim modern i një aventure njerëzore, një refleksion filozofik mbi kuptimin e jetës./Dritare.net

Artikuj Te Ndryshem

Fjala Jote

Dergo Pergjigjen

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*