Menu

Një grua e vdekur në aksident në magjistralen Gjilan- Ferizaj

Policia e Kosovës ka njoftuar se mbrëmë rreth orës 18:35, në një aksident trafiku ka humbur jetën një grua.

Police Line-HazMat

Policia e Kosovës ka njoftuar se mbrëmë rreth orës 18:35, në një aksident trafiku ka humbur jetën një grua.

Ky aksident ka ndodhur në rrugën Gjilan-Ferizaj, përkatësisht në dalje të fshatit Partesh të Gjilanit.

Sipas policisë, shkaktari i aksidentit është arrestuar.

“Është arrestuar vozitësi mashkull K-serb, pasi që i njëjti me veturën e tij nga pakujdesia ka goditur veturën e viktimës mashkull K-shqiptar. Si pasojë e aksidentit lëndime fatale ka pësuar pasagjerja femër K-shqiptare, ndërsa i dyshuari ka pësuar lëndime të rënda dhe është dërguar në QKUK, kurse vozitësi tjetër së bashku me dy pasagjeret tjera që të gjithë K-shqiptarë kanë pësuar lëndime të lehta trupore”, thuhet në njoftimin e policisë.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në obduksion, ndërsa i dyshuari ndalohet në mbajtje.

Artikuj Te Ndryshem

Fjala Jote

Dergo Pergjigjen

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*