Menu

‘Një diamant shqiptar në duart e grekëve’

Ka mjaftuar një gol pas vetëm 12 minutash që është aktivizuar dhe Fiorin Durmishaj ka “zaptuar” mediat sportive greke.

florian

Ka mjaftuar një gol pas vetëm 12 minutash që është aktivizuar dhe Fiorin Durmishaj ka “zaptuar” mediat sportive greke.

Atë që Shqipëria e ka “pronë” të tij në Kombëtaren U-21, grekët e lartësojnë dhe vlerësojnë si për t’i dhënë një mundësi federatës helene që ta rrëmbejë më lehtësisht nga kuqezinjtë.

Pas golit të fitores për Panionios në transfertë me Panathinaikosin, Durmishaj është bërë lojtari i javës.

Mediat greke e kanë caktuar atë si një nga më të mirët e javës që lamë pas në elitën e futbollit grek. “Gazzetta.gr” e ka përfshirë shqiptarin në formacionin më të mirë të javës.

E njëjta media sportive greke i ka kushtuar Durmishajt një shkrim, i cili titullohet “Durmishaj, një ‘diamant’ në duart e Panionios”. “Panionios ka mundësinë që të përfitojë miliona prej tij”, shkruhet për Fiorin Durmishajn.

 

Artikuj Te Ndryshem

Fjala Jote

Dergo Pergjigjen

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*