Menu

Nis fushata për bamirësi që krijon zhvillim

r Bytyçi shpjegon se “kjo iniciativë i trajton disa probleme të bamirësisë.

safe_image

  

Ligjëruesi në mbi shtetndërtimin në Universitetin e Winchesterit në Angli, Dr Seb Bytyçi, i njohur për aktivitetin si Drejtor i Institutit Ballkanik të Politikave (IPOL) ka marrë një iniciativë që synon përdorimin e bamirësisë për zhvillim dhe luftim të varfërisë. Dhe për këtë ka kërkuar ndihmën e qytetarëve dashamirës përmes donacioneve dhe shpërndarjes së fushatës. Linku për fushatën është këtu: https://www.gofundme.com/smartcharity

Ju mund të jepni donacione direkt duke klikuar këtu.

Për portalin tonë, Dr Bytyçi shpjegon se “kjo iniciativë i trajton disa probleme të bamirësisë. Së pari, bamirësia tash bëhet në formë të lëmoshës për të varfërit. Problemi me këtë lloj bamirësie është se nuk i nxjerrë njerëzit nga varfëria. Ne mund ta adresojmë këtë problem duke ndërtuar një platformë që garanton se donacionet janë të sukseshme në nxjerrjen e njerëzve nga varfëria.

Ai vazhdon duke thënë se “për të eliminuar varfërinë njerëzit e varfër duhet të kenë jetesë të qëndrueshme. Kjo arrihet kur bashkësitë kanë industri vendore me të ardhura të rregullta. Kjo është vështirë të bëhet kur ka mungesë kapitali dhe fuqie blerëse. Mirëpo ne këtu mund të ndihmojmë, duke i shfrytëzuar donacionet tona, jo vetëm si lëmoshë, por duke blerë produkte nga prodhues vendorë. Pastaj këto produkte i dhurojmë tek shoqatat bamirëse. Efektet pasojë të këtij modeli vazhdojnë: aktiviteti ekonomik krijon vende pune, si dhe të ardhura publike nga tatimet. Dhe pastaj, njerëzit kërkojnë shërbime më të mira publike në këmbim për tatimet, duke nxitur kulturën politike pjesëmarrëse. Shkurt e shqip, ky është modeli i “dhurimit të mençur”.”

 

BytyçI thotë “duhet theksuar se unë përmes aktiviteteve me Institutin Ballkanik të Politikave (IPOL) dhe organizata tjera vendore e të huaja, kam parë që modelet e ndihmës që nga paslufta kanë dështuar. Rinia nuk mund të gjejë vende pune edhe nëse ka shkathtësi e edukim. Dhe kështu ata ikin në vende tjera në kërkim të punës. Nëse krijojmë një platformë që iu ndihmon rinisë të gjejë vende punë, ne garantojmë që ata nuk shpërngulen dhe bashkësitë e tyre ku jetojnë zhvillohen.”
Lidhje me rolin e diasporës, ai shton “duhet theksuar se forma e ndihmës që vie nga diaspora nuk po ka sukses në zbutjen e varfërisë. Kjo për shkak se kryesisht ndihmat e diasporës përdoren për konsum, që nënkupton konsumim të produkteve të huaja. Nëse kemi një platformë që ndihmat e diasporës të shkojnë kah blerja e produkteve vendore, kjo do të siguronte që diaspora mund ta vërejë kontributin direkt në zhvillimin e vendit.”

 

Ai poashtu ka shpjeguar si do të zbatohet ideja në realitet. “Ne e ndërtojmë një platformë të dhurimit të mençur (faqe interneti), të cilën mund ta përdorin dhuruesit. Dhuruesit aty e zgjedhin shtetin ku dëshirojnë të dhurojnë, pastaj prodhuesin për t’i blerë produktet, dhe në fund e zgjedhin shoqatën bamirëse për t’ia dhuruar produktet. Platforma në internet, bazohet në marrëveshje me prodhuesit dhe shoqatat bamirëse. Ne e ndjekim secilën blerje dhe dhurim për t’u siguruar se përfundon në duart e duhura, dhe dërgojmë fotografi të produkteve dhe faturave tek dhuruesit.

 

Dr Bytyçi porositë se ju mund të ndihmoni edhe përmes dhurimit të kohës për aktivitete të ndryshme si përkthimi i fushatës në gjuhë tjera si psh Gjermanisht, shpërndarjes në media e rrjete sociale si dhe përmes metodave tjera kreative.

 

Artikuj Te Ndryshem

Fjala Jote

Dergo Pergjigjen

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*