Menu

Ngjyra e lëkurës që duam

Pse merr ngjyrë të errët lëkura nga ekspozimi në diell?

ngjyrë të errët lëkura

Marrja e ngjyrës së errët në lëkurë gjatë verës është me siguri dëshira e çdo kujt, mundësisht sa më e errët të jetë e mundur. Po e dini sepse ndodh procesi i nxirjes së lëkurës?

Gjatë procesit të nxirjes si rezultat i rrezatimit diellor emetohet një sasi energjie që përthithet nga qelizat melanocitare (qelizat që prodhojnë pigmentin melaninë në lëkurë). Kjo energji që përthithet dhe nga këto qeliza nisin një sërë procesesh fiziologjike që çojnë në prodhimin e melaninës. Kjo e fundit kapet nga qelizat e tjera të lëkurës duke u dhënë ngjyrë me më tepër pigment.

Këto qeliza janë qeliza që migrojnë (lëvizin) nga thellësia e lëkurës deri në sipërfaqen e saj duke kryer ciklin e tyre fiziologjik deri në nxjerrjen e tyre nga organizmi.

Kjo është edhe arsyeja që ngjyra që marrim në plazh nuk zgjat më shumë se 1-2 muaj gradualisht./360grade.al/

Artikuj Te Ndryshem

Fjala Jote

Dergo Pergjigjen

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*